Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEOLAJM/ Ja emrat e viktimave, shihni çfarë ka mbetur nga makina

VIDEOLAJM/ Ja emrat e viktimave, shihni çfarë ka mbetur nga makina

19:51, 14/01/2021
A+ Aa A-

Janë publikuar emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit. Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova kanë humbur jetën nga përplasja fatale e makinës së tyre me një kamion, që drejtohej po ashtu nga një shtetas nga Kosova.

Viktima të aksidentit kanë mbetur prindërit Blerim Avdiaj, 45 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeç.

Nga aksidenti kanë humbur jetën edhe fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeç dhe Klejdi Koçi, 11 vjeç.

E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Prindërit kanë humbur jetën në vend, kurse dy fëmijët ndërruan jetë në Spitalin e Rrëshenit. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco