FOTO/ Pamje horror nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova

FOTO/ Pamje horror nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova

19:37, 14/01/2021
A+ Aa A-

Tragjedi në familjen kosovare! Burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese. Teksa ka qenë në parakalim kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm fëmija i vogël i familjes, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin e Rrëshenit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore është nisur drejt Traumës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco