Kush është familja me 4 viktima që humbi jetën në Rrugën e Kombit

Kush është familja me 4 viktima që humbi jetën në Rrugën e Kombit

19:39, 14/01/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur identeti i familjes që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në mbrëmje në Rrugën e Kombit, ku 4 anëtarë të një familje humbën jetën pasi mjeti i tyre u përplas me një trajler.

Viktimat mësohet se  janë pjesëtarë të familjes Avdijaj në Kosovë.

Në këtë aksident kanë humbur jetën bashkëshorti 50 vjeç, gruaja e tij 45 vjeç, dy fëmijët respektivisht të mitur si edhe u plagos rëndë fëmija i tretë i moshës 5 vjeç që është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aktualisht mësohet se trupat e viktimave ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit.

Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco