Masakra në Greqi/ Babai humbi jetën, djali: Na qëlluan për 600 euro

Masakra në Greqi/ Babai humbi jetën, djali: Na qëlluan për 600 euro

19:21, 14/01/2021
A+ Aa A-

Shqiptari Edmond Llangozi u ekzekutua në Greqi pas një sherri për një borxh 600 euro, ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur në spital.

Mediat greke kanë intervistuar njërin nga dy vëllezërit, Mihal Llangozin, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. “Babai nuk ishte i përfshirë”, tha djali.

“Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e goditi atë”, tha më tej ai.

Por përse ndodhi sherri? Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro.

Policia është në kërkim të autorëve të vrasjes që sipas vëllezërve janë shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco