Arratiset nga Shqipëria 15 vjeçarja që u përdhunua nga roja i shkollës/ Nëna: Shteti e braktisi

Arratiset nga Shqipëria 15 vjeçarja që u përdhunua nga roja i shkollës/ Nëna: Shteti e braktisi

17:55, 14/01/2021
A+ Aa A-

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës dha vendimin për dënimin me 12 vite burg, për rojen e shkollës Abaz Doga, si dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, reagon nëna e 15-vjecares së abuzuar seksualisht.

Ndërsa flet për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV nëna e të miturës kërkon që vendimi të apelohet duke kërkuar dënimin maksimal, për abuzuesin 64-vjeçar.

Pas skandalit seksual, që u bë publik 8 muaj më parë, nëna zbulon se e bija tashmë ndodhet jashtë territorit shqiptar, ku është marrë në mbrojtje nga një prej vendeve te BE-së.

Pas presioneve të vazhdueshme nga familjarët e 4 personave të dënuar, bashkë me të vëllanë e mitura u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Për gazetarin Ermal Qori, nëna u shpreh se makthi i përndjek ende, ndërsa e kanë të pamundur të kthehen në banesën e tyre në Babrru.

Nëna e 15-vjecares: Edhe në ëndërr e kam parë shtëpinë, sikur kisha shku aty dhe thoja, mos dil në ballkon, mos dil në ballkon se na shohin. Kam qarë, në atë shtëpi nuk kthehemi më në Babrru, kurrë.

Nuk shkoj dot as tek goca, se kam dhe gocën e madhe atje. Ia kemi lënë asaj, ta shohi, se i kemi marr nga atje gjërat që na duheshin. Ne nuk jetojmë më në Shqipëri, s’ka kuptim për ne, nuk kthehemi dot as në Babrru. S’kemi as lekë, kemi mbetur rrugëve. Në qershor na mbaron edhe kontrata e qerasë dhe dy herë na kanë thënë që do ju çojmë prapë atje.

S’kemi c’të bëjmë, kam mbyll gojën nga halli. Të dy na kanë thënë edhe ata të bashkisë dhe ata të shoqatës, ata të CRCA-së. Na dhanë dorën, na thanë mirupafshim, mbaruam punë na thanë.

Për vajzën është më mirë jashtë vendit. Këtu nuk po e merrte dot vehten. Nuk shkonte dot në shkollë. As mësimet nuk i bënte. Cfarë të bënim. Po shyqyr Zotit na doli kjo që të paktën u larguam. Dilte vetëm për kafe me vëllain, por me shoqe nuk shoqërohej më.

E kam vuajtur problemin e vajzës dhe do ta vuaj akoma. Nuk do të më hiqet asnjëherë gjithë jetës. Njerëzit flasin sipërfaqësisht se nuk e mendojnë se cfarë kam unë në shpirt,

Është shumë e rëndë, se është vajzë. Edhe djalë me qenë është fëmijë. Nuk krahasohet me asgjë kjo gjendje që kaloi vajza. Për vajzën është shumë e rëndë ndaj u larguan edhe djali edhe vajza. Kishin presione të vazhdueshme nga familjarët e atyre që janë dënuar. Atje është më ndryshe se është në mbrojtje atje. Ikën në mënyrë të jashtëligjshme atje.

Gazetari Ermal Qori: Ju atje nuk ktheheni më?

Nëna e 15-vjecares: Joooo, jo nuk kthehem në atë shtëpi. Iki natën vonë tek vajza tjetër që jeton ende në Babrru, të mos më shohi njeri. E kupton cfarë ndiej unë? Jo se ne jemi fajtor, por c’të bëjmë.

Gazetari Ermal Qori: Kur keni folur për herë të fundit me vajzën?

Nëna e 15-vjecares: Dje fola, shumë pak me vajzën, se nuk I shoh dot as në telefon, se e kam një aparat të thjeshtë. Shteti atje i ka dhënë shtëpi dhe e ka regjistruar në shkollë. Ata i dhanë mbështetjen atje sa shkuan.

Gazetari Ermal Qori: Cili është mesazhi juaj ?

Nëna e 15-vjecares: Dua që këta persona të dënohen më rëndë. Falenderojmë Ledi Vokshin, që na dha ndihmën e parë. Ajo na është gjendur atje e para.

Biseda në studio u shoqërua me debat, mes dy avokatëve përfaqësues të palëve. Perlat Koçillari avokati i 20-vjecarit Klajdi Poçi, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, e konsideron të ashpër  vendimin e Gjykatës për klientin e tij.

Duke zbuluar detaje nga dosja hetimore avokati Koçillari tha se Klajdi ka abuzuar mbi të miturën vetëm një herë. Gjë e cila u kundërshtua nga avokatja e viktimës, e cila kërkoi të mos nxirreshin detaje nga seanca që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Avokatja Eriselda Zeka, u shpreh se vajza nuk gjeti mbrojtje ne Shqipëri, arsye kjo që e bëri të largohej. Zeka tha se akoma nuk e kanë vendosur, por është në diskutim për ankimim të vendimit, ndërsa shtoi se Abaz Doga duhej të merrte dënimin maksimal.

"Jemi duke diskutuar për pjesën ankimore, akoma nuk kemi vendosur këtë. Teknikisht është bërë një punë e mirë nga gjykata. Dosja është shumë e rëndë. Kallëzimet në polici tregojnë se ka edhe një abuzim tjetër me një vajzë. Në vendin ku kanë jetuar vështirë se mund të kthehen më. Këto kushte e kanë zhvendosur nga aty vajzën, edhe për shkak të bullizimit. Vajza nuk ndodhet në Shqipëri sepse nuk gjeti strehen e rehabilitimit. Ajo është larguar për të kërkuar azil diku tjetër. Kam folur me prindërit, vetëm para tre ditësh kam marr vesh që vajza ishte larguar nga Shqipëria. Ne operuam me familjen për t’i ndihmuar, që vajza të mos linte shkollën. Kur morëm vesh që braktisi shkollën kemi ndjerë zhgënjim, që nuk u arrit të qëndronim pranë. Familjarët kanë qenë gjithë kohës të shqetësuar, madje refuzonin kontaktet edhe me mua. Ata kanë vuajtur dhe vuajne presionin psikologjik dhe bullizimin. 

I thashë trupës gjykuese, nëse nuk do ishte Abaz Doga nuk do kishim një të mitur të abuzuar. Duhej dënuar me 20 vite, i ka borxh shoqërisë dy vite burg. Nuk ia ka borxh vetëm vajzës, por edhe shoqërisë shqiptare’- theksoi avokatja e të miturës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco