Plagosja e biznesmenit/ Zbardhet ngjarja, arrestohet Sino Llanaj

Plagosja e biznesmenit/ Zbardhet ngjarja, arrestohet Sino Llanaj

09:32, 14/01/2021
A+ Aa A-

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku u plagos biznesmeni Sino Llanaj. Sipas bluve, në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre vetë Sino Llanaj për goditje për shkak të detyrës dhe moskallëzim krimi.

Në pranga ka rënë edhe ortaku i tij, Albert Allmuça për moskallëzim krimi. Ndërkohë personi që ka qëlluar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas policisë, ka qenë pikërisht Sino Llanaj që ka shkuar në kompleksin në ndërtim me disa persona të tjerë dhe është konfliktuar fizikisht dhe me armë me rojet e sigurisë. Nga përplasja e djeshme mbeti i plagosur edhe një kalimtar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën "Ndre Mjeda".  Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.  Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular. 

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda", ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër. 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit"; 

Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

Shkëlzen Byberi, 41 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;  

Skënder Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit"; 

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën "Ndre Mjeda", ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. 

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco