Valbona pa energji elektrike prej tre javësh, sipërmarrësi: Krim ekonomik, nuk presim dot turistët

Valbona pa energji elektrike prej tre javësh, sipërmarrësi: Krim ekonomik, nuk presim dot turistët

09:34, 14/01/2021
A+ Aa A-

Zona turistike e Valbonës ka tre javë pa energji elektrike. Flora Xhemani Baba eksperte e turizmit dhe sipërmarrësi Kelmend Selimaj kanë denoncuar këtë rast në ABC e Mëngjesit.

Ata theksojnë se linja e energjisë elektrike është e vjetër dhe shkëputja e energjisë ka bërë që turistët të mos vijnë më në këtë periudhë shumë të rëndësishme siç janë festat e fundvitit.

“Nuk ka drita që nga 24 dhjetori pa ndërprjerje. Ne ishim në Valbonë dhe atyre po i vinte zor të na thoshin se jemi pa drita. Ne po vinim nga Kosova, pasi ishim andej dhe vetëm Valbona nuk kishte”, tha Baba.

 “Jemi pa drita që në 24 dhjetor, edhe linja është amortizuar totalisht që nga Bajram Curri. Është një linjë e vjetër.

Në Valbonë bien shi, borë dhe për shkak të tyre u thyen shtyllat dhe kabllot. Jemi në 2021 dhe nuk duhet të diskutohen këto gjëra.

Këtë vit ka pas super kërkesa, jemi detyruar t’i kthejmë njerëzit mbrapsht. Nuk funksionojnë ngrohja, gjëra, bëhet fjalë për tre javë dhe humbja është e konsiderueshme. Bëhet fjalë për një krim ekonomik.

Kemi pas shumë kërkesa, super telefonata po i kemi thënë që nuk ju presim dot”, u shpreh Selimaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 14/01/2021 10:44

Mos ja fusni kot se Edi Rama ka bo shtet, cfare doni shendetesi falas ju dha, enerfji elektrike ka pruar gjithandej, tani pruni dhe vaksinen kondrabande cfare kerkoni tjeter. Ooooooooo Popullllllll zgjohu ne kembe tja qijme robt e shpise ktyre Rilindasve qe po e degradojne vendin dita dites, keta duhen zhduk nga faqja dhehut e jo te qeverisin Shqiperine.

Shto koment

Denonco