E futi në kurth/ Si e vrau mafia shqiptare ‘fermerin e kanabisit’

E futi në kurth/ Si e vrau mafia shqiptare ‘fermerin e kanabisit’

09:26, 14/01/2021
A+ Aa A-

Një ‘fermer kanabisi’ u fut në kurth nga një bandë e trafikantëve shqiptarë, të cilët më pas e vranë duke e qëlluar nga afër me një shotgun.

Sipas Daily Mail, Hamawand Ali Hussain, 30 vjeç, vdiq në vend.

Për vrasjen e tij ka nisur gjyqi në Angli. Të akuzuar janë: Anxhelo Xhaferi, Dorian Pirija, Qazim Marku dhe Noza Saffari.

Prokurorët thanë se grupi i kishte ngritur një kurth 30-vjeçarit britanik me origjinë kurde.

Ata e kishin ftuar të organizonin një takim për të inspektuar një vend ku mund të ngrihej një fermë kanabisi. 30-vjeçari mbërriti me 1 mijë sterlina në xhep.

Por sapo hyri brenda në shtëpi, ai u qëllua menjëherë. Pamjet e kamerave kanë fiksuar autorët teksa largohen me shpejtësi me një çantë në shpinë, ku mendohet se është arma shotgun.

Një fqinj që jetonte pranë shtëpisë ku ndodhi krimi, tha se kishte probleme me dëgjimin. Por krismat kishin alarmuar papagallin e tij.

Policia beson se shqiptarët e vranë 30-vjeçarin pasi ai u bë armik me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco