Skandali me sanitaren/ Ja çfarë deklaroi Tirja para hetuesve

Skandali me sanitaren/ Ja çfarë deklaroi Tirja para hetuesve

08:56, 14/01/2021
A+ Aa A-

Tire Alldervishi, 59-vjeçarja e arrestuar për mashtrimin e vajzës së një paciente me Covid-19 të cilës i mori 8 milionë lekë të vjetra me pretendimin se do kujdesej për nënën, para Policisë është shprehur se ndihej e tronditur dhe nuk ishte në gjendje të fliste.

Sanitarja Alldervishi as ka pranuar dhe as ka mohuar akuzat që rëndonin ndaj saj, duke zgjedhur të flas në një moment tjetër.

Ndërkohë këtë të enjte 59-vjeçarja do të dalë para gjykatës për verifikim të masës së sigurisë, ku do të ketë mundësinë të thotë fjalën e saj.

Burime i thanë Syri Televizion se vajza e të ndjerës ka bërë denoncimin në Polici, disa orë para se të publikoheshin të dhënat në një emision investigativ.

Pas marrjes së kallëzimit dhe publikimit të të dhënave, Policia ka bërë këqyrje të disa pamjeve të sigurisë që konfirmonin takimin e vajzës me sanitaren ditën e pretenduar, si dhe mesazhet e videot e tjera të publikuara.

Pas kësaj është bërë arrestimi i Tire Alldervishit, e cila akuzohet për mashtrim më shumë se një herë dhe dyshohet në bashkëpunim, por nga materiali referues, nuk rezultojnë ende të zbardhur emra të tjerë.

Burime jo zyrtare i thanë Syri Televizion se ka dyshime për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, megjithatë Policia nuk ka referuar në prokurori emra konkret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco