EMRI/ Arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë, kërkohej nga Interpoli për trafik narkotikësh

EMRI/ Arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë, kërkohej nga Interpoli për trafik narkotikësh

08:50, 14/01/2021
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar në Dibër është arrestuar përkohësisht pasi është shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Mësohet se Kleant Keshi alias Gentjan Hysa,  është arrestuar të mërkurën nga Policia Kufitare Bllatë, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Keshi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma  pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco