VIDEO/ Gjendet i vdekur në breg të një kanali 50-vjeçari

VIDEO/ Gjendet i vdekur në breg të një kanali 50-vjeçari

08:48, 14/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë.

Një person i pajetë është gjendur në breg të një kanali.

Kanali njihet me emrin "Kanali i Naumkës". Policia dhe ekspertiza në vendin e ngjarjes për të zbardhur identitetin e perosnit

Sipas njoftimeve paraprake, personi i gjetur i vdekur nuk ka shenja dhune.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë, Orikum

Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco