FOTO/ ‘Togeri’ shqiptar e kthen ndërtesën 5-katëshe në fermë kanabisi

FOTO/ ‘Togeri’ shqiptar e kthen ndërtesën 5-katëshe në fermë kanabisi

20:10, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një fermë kanabisi në një bllok zyre të papërdorur, u zbulua më 20 prill të vitit të kaluar në Britani të Madhe. Ndërtesa pesë-katëshe ishte modifikuar plotësisht për vendosjen e pajisjeve profesionale për rritjen e bimës narkotike, ndërsa energjia elektrike vidhej.

Zyrtarët gjetën që kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm të bimëve.

Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën dhe u vlerësua me një rendiment të mirë që mund të mblidhte deri në 250,000 paund, ndërsa në shitje me pakicë, droga kapte vlerën e rreth 1 mln paundve në një vit .

Kati i tretë duket të jetë zona e jetesës për anëtarët e bandës, përveç drejtuesit Samir Bagdadit.

Tetë burra u arrestuan në vend, shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia.

53-vjeçari Bagdadi konsiderohet si figura kryesore në grup. Në një gjyq maratonë këtë javë, ai u dënua me 7 vite burg, ndërsa “togeri i tij i besuar”, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burg,

Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e komandës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco