Detaje të reja/ Dëshmitari: Komshiu i vendosi flakën djalit dhe nënës, ja si ndodhi

Detaje të reja/ Dëshmitari: Komshiu i vendosi flakën djalit dhe nënës, ja si ndodhi

18:01, 13/01/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan në orët e mbrëmjes, ku një banesë është përfshirë nga flakët pas një konflikti të ccastit.

Sipas raportimeve më të fundit edhe pse u tha që zjarrin shtëpisë ia vendosi djali pas sherrit në familje, tashmë raportohet se benzinën banesës ia ka vënë komshu pas një debati që ka pasur me fqinjët e tij.

Sipas dëshmisë të personit të parë që shkoi për të shuar zjarrin, komshiu i familjes së përfshirë nga flakët pasi ka debatuar me fqinjët, djalin dhe nënën e tij, i ka spëkatur këta të fundit me benzinë dhe më pas u ka vendosur flakën.

Sipas dëshmitarit që do e ndiqni edhe në videon e mëposhtme, më e lënduar në këtë ngjarje ka mbetuar nëna e djalit e cila mori flakë plotësisht, por ka qenë ndërhyrja e tij e shpejtë që ka shuar flakët.

Ndërkohë që policia ka arrestuar edhe personin që shkakoi këtë ngjarje, shtetasin Ndriçim Zekthi,  35 vjeç. 

Ndiqni videon…..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco