FOTO/ Djali i miliarderit grek përplas për vdekje inxhinierin e ri shqiptar

FOTO/ Djali i miliarderit grek përplas për vdekje inxhinierin e ri shqiptar

16:28, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi ku mësohet se djali i një miliarderi vendas, vetëm 19 vjeç ka përplasur për vdekje një të ri shqiptar me profesion inxhinier.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Ekali të Athinës.

Sikundër raportojnë mediat vendase, 19 vjeçari grek ishte me shpejtësi me makinën e tij luksoze kur shkaktoi aksidentin, duke shkelur edhe rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërsa 25 vjeçari shqiptar ishte me motorçikletë në momentin që u përplas nga “Mercedes GLE”, të drejtuar nga 19-vjeçari, djali i një pronari të njohur të anijeve në Greqi.

Po sipas mediave vendase 19 vjeçari po kthehej nga palestra kur kreu aksidentin.

Fill pas aksidentit, i riu u arrestua nga policia e cila I ka marrë mostrat e gjakut për të kuptuar nëse ishte në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.  

Në një reagim për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.

“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco