‘Do të të pres fytin’/ Detaje nga atentati ndaj prokurorit Ndoj, flasin 3 të miturit dëshmitarë okularë...

‘Do të të pres fytin’/ Detaje nga atentati ndaj prokurorit Ndoj, flasin 3 të miturit dëshmitarë okularë...

15:28, 13/01/2021
A+ Aa A-

Dosja hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë u mbyll vetëm disa ditë më parë nga ana e SPAK.

Sipas hetimeve të bëra nga organi i akuzës theksohet se në vendngjarja ka patur tre dëshmitarë okularë të cilët kanë parë gjithë dinamikën e atentatit.

Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja, ndalojnjnë, heqin kapuçat, si dhe lënë armët në sediljen e pasme.

Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët ‘’Do të të pres fytin’’, sipas të miturit.

Dëshmitarët dhe Rraja pritet të përballen me njëri tjetrin në gjykatë.

Gjithashtu në dosje bëhet me dije se Rraja ka gënjyer familjarët e tij duke u thënë se do të shkonte në Holandë, kjo i jep përgjigje dhe faktit se pse ata nuk e dinin që ai gjendej në Shqipëri.

Atentati ndodhi më datë 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës ku ndaj makinës së prokurorit i derdhën breshëri plumbash. Nga të shtënat mbeti i vdekur Andi Maloku, i cili shërbente si shofer i prokurorit Ndoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco