Njëri vodhi makinën, tjetri tentoi të vjedhë një lokal, dy arrestime në Vlorë

Njëri vodhi makinën, tjetri tentoi të vjedhë një lokal, dy arrestime në Vlorë

13:49, 13/01/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.

Njëri vodhi makinën, tjetri tentoi të vjedhë në një lokal thuhet në informacionin e policisë së Vlorës.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 49 vjeç, pasi gjatë natës ka tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë arrestuar në flagrancë shtetasin O. H, 62 vjeç, banues në Greqi, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e markës “Volksëagen” në pronësi të shtetasit B. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë një karburanti në Orikum.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco