Ndjekje dhe breshëri plumbash nga dy të maskuar, detaje nga atentati në Milot

Ndjekje dhe breshëri plumbash nga dy të maskuar, detaje nga atentati në Milot

12:52, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një atentat me kallashnikov ka ndodhur mesditën e sotme në Milot, ku ka mbetur i plagosur Ylli Ibrahimi, 45 vjeç.

Ndaj Ibrahimit kanë qëlluar dy persona të cilët ishin me maska.

Ibrahimi është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në qendër të Milotit dhe duket se ka qenë nën vëzhgim nga autorët.

Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.

Autorët të maskuar e kanë ndjekur 45-vjeçarin i cili ka tentuar të largohet, por nuk i ka shpëtuar plumbave.

Ibrahimi është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Laçit:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco