Plagosja e biznesmenit në Tiranë, vetëdorëzohet ortaku

Plagosja e biznesmenit në Tiranë, vetëdorëzohet ortaku

12:29, 13/01/2021
A+ Aa A-

Është paraqitur vetë në komisariat biznesmeni Albert Allmuça. Raportohet se ai pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

Ai ka deklaruar se në atë orar nuk ka qenë fare në atë zonë kur ka ndodhur ngjarja.

Sino Llanaj dhe Albert Allmuça u konfliktuan mëngjesin e sotëm dhe sherri agravoi deri në përdorimin e armëve ku u plagos Llanaj.

Burimet bëjnë me dije se në konflikt janë të përfshirë të paktën pesë persona.

Mësohet se Sino Llanaj ka shkuar tek pallati me persona të tjerë. Sipas policisë kanë qenë të organizuar për të shkuar aty.

Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë.

Konflikti mes dy ortakëve të ndërtimit të një pallati është i hershëm. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për moskryerje pagesash të përbashkëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco