I zhvati 8 milionë lekë pacientes me COVID, arrestohet sanitarja e Sanatoriumit Në foto: E arrestuara Tire Alldervishi

I zhvati 8 milionë lekë pacientes me COVID, arrestohet sanitarja e Sanatoriumit

09:14, 13/01/2021
A+ Aa A-

Pas publikimit të një skandali korrupsioni dhe abuzimi me pacientët me COVID në Sanatorium, Policia ka arrestuar sot pastruesen Tire Alldervishi, e cila duke mashtruar sikur ishte infermiere e një pacienteje në gjendje të rëndë, i ka marrë ryshfet 8 milionë lekë së bijës së pacientes “për t’i shpëtuar të ëmën” nga koronavirusi.

Policia e Tiranës deklaroi se 58-vjeçarja Alldervishi është arrestuar pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”.

Alldervishi ishte prezantuar si infermiere tek E.S, duke i marrë nga 5 mijë - 6 mijë lekë  rregullisht për t’i shpëtuar të ëmën 55-vjeçare, e cila fatkeqësisht ndërroi edhe jetë në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

Policia e Tiranës: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë.  Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E.S, 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000 - 6.000 lekë.  Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”.

DENONCIMI I SE BIJES SE PACIENTES QE VDIQ

“Fakti që mami im iku, u nda nga kjo jetë, unë kam dyshimet e mia që ka pasur një trajtim shumë të ulët. Nuk ka marrë trajtimin e duhur. I ka munguar ushqimi. I çoja ushqim, mami më thoshte më ka sjellë vetëm supë, ndërkohë që unë i çoja duke filluar nga kosi, kosi i frutave, lëngjet e shtrydhura. Mamit i çonte vetëm supën.

Atëherë duke qenë se mamaja ime ishte me 5 burime oksigjeni nuk ishte në gjendje që të ngrihej në tualet vetë dhe duhej që të mbante pampersa. Kishte 4 ditë pa marrë klizmën, ndërkohë kjo më thotë që e ka marrë klizmën, ka marrë edhe lekët.

Më ka marrë 40 mijë lekë atë natë, sepse normalisht do të ndërrohet dy-tre herë.

Mami më shkruan në mesazh dhe më thotë: "Mam, nuk më kanë bërë klizmën" dhe ky ishte dyshimi i parë.

Katër ditë ia kanë lënë në sirtar. E pyeta, po më tha që e ka bërë. Kam mesazhet e mamit që më thotë po vuaj shumë se nuk më bëjnë klizmën.

Pjesa e dytë ishte që kam sërish bisedat në telefon që më thotë mami më kanë larguar karrigen e ushqimit, më kanë larguar edhe ujin dhe kanë ardhur duke bërtit, më kanë thënë: "Do të hash dhe po pish vetëm lëngje. Do hash kur do të them unë" -  sepse zonja që është sanitare e ka merak të të ndërrojë, ndërkohë që mua më merrte lekët.

Kjo nuk ka ku të shkojë, gjë më të rëndë, t’i largojë karrigen e ushqimit një të sëmuri që është me 5 burime oksigjeni, ka nevojë për ujë gjatë gjithë kohës!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Liri13/01/2021 10:03

Kerkoni peshkun e madh, drejtorin e spitalit, jashte syve te tij nuk ndodh asnje gje...

Emigranti13/01/2021 09:57

ky esht shteti i rilindjes justifikohet me arrestimin e nje pastruesje , ne nje koh qe ne ate krim kan marr pjes shum te tjer

fatos nanua13/01/2021 09:35

kill the bitch!

Shto koment

Denonco