Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kërcënoi policët me armë dhe u arratis, arrestohen 6 burrat që penguan arrestimin e Abedin Oruçit

Kërcënoi policët me armë dhe u arratis, arrestohen 6 burrat që penguan arrestimin e Abedin Oruçit

08:38, 13/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka arrestuar sot 6 burra që penguan të martën, arrestimin e Abedin Oruçit, një person i shpallur në kërkim që ka mbajtur poste të larta zyrtare, deri edhe Kryetar i qarkut të Kukësit.

Policia kishte marrë informacion nga burime të saj se Oruçi ndodhej në lokalin e vet dhe organizoi operacionin për ta arrestuar, por operacioni dështoi. Në momentin kur policët hynë brenda, Abedin Oruçi u nxori armën dhe i kërcënoi, ndërsa të afërmit dhe miqtë e tij në lokal u përleshën me Policinë që që t’i jepnin atij mundësinë të largohej.

Si rrjedhim, Policia arrestoi 6 burrat që mundësuan arratisjen përsëri të personit në fjalë, nga mosha 48 vjeç më i madhi deri tek 18 vjeç më i vogli. Inicialet e tyre janë: B.D, 48 vjeç; B.M, 35 vjeç; E.O, 32 vjeç; G.O, 34 vjeç; Z.Sh, 19 vjeç dhe E.M, 18 vjeç.

Të gjithë janë banues në Kukës dhe akuzohen tashmë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Policia njoftoi se "në momentin që punonjësit e saj kanë hyrë brenda ambientit, persona të afërm të këtij shtetasi janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e Policisë. Shtetasi Abedin Oruçi, duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, ka mundur të largohet.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me ketë ngjarje, u arrestuan në flagrancë të shtetasit: E.O, 32 vjeç, G.O, 34 vjeç, B.M, 35 vjeç, E.M, 18 vjeç, Z.Sh, 19 vjeç dhe B.D, 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

U proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasit: R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe P. O., 46 vjeç, banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gic-derri16/01/2021 21:27

Gici i thiut nuk është kuksjan, është Ripjellës i EDRAMËS, njeri trashë!

Azemi13/01/2021 11:00

O gic shko e takoje vet po ta majti e mos i qo shtetin se nuk e kan zakon kuksjant met hanger mas shpine

Shto koment

Denonco