Nuk ishte drogë, por qetësues, lirohet 50-vjeçarja në Lezhë

Nuk ishte drogë, por qetësues, lirohet 50-vjeçarja në Lezhë

13:10, 07/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia 50-vjeçaren Vera Preka, pasi sipas tyre sasia e lëndës narkotike që iu gjet në një lavatriçe në servisin e saj, nuk ka qenë kokainë por lidokainë (një lloj substance që përdoret si qetësues).

Mbetet e paqartë se pse hetuesve u janë dashur 3 muaj kohë që të kuptojnë që lënda e gjetur nuk ka qenë kokainë, në një kohë që ish-bashkëshorti i Vera Prekës ka pasur precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që për lëndën narkotike, e cila dyshohej deri sot që të ishte kokainë, Policia kishte shpallur në kërkim 52 vjeçarin Dodë Markvukaj, ish-bashkëshortin e Verës, i cili më herët kishte pasur një masë sigurie të arrestit të shtëpisë.

Nuk dihet nëse ai do të vijojë të mbetet në kërkim, sa kohë që akuza e dytë e trafikut të një sasie kokaine është rrëzuar nga ana e Gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco