Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Vlora nën pushtetin e ujit, rrugët dhe lagjet kryesore të qytetit përmbyten

VIDEO/ Vlora nën pushtetin e ujit, rrugët dhe lagjet kryesore të qytetit përmbyten

12:10, 07/01/2021
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Vlorës.

Lagjet kryesore të qytetit si “28 Nëntori”, “Skelë”, “Kali i Trojës”, “Kume”, “24 Maj” ndodhen totalisht të përmbytura nga uji.

Uji ka pushtuar gjithashtu dhe bibliotekën e qytetit, ndërkohë që dhjetra biznese rrezikohen ndjeshëm nga përmbytja e ambienteve të tyre të punës.

Rruga Transballkanike, dhe një sërë rrugësh të tjera midis lagjeve shfaqin një problematikë të vazhdueshme përmbytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut.

Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Permbytet edhe bibloteka 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis07/01/2021 15:36

2 ore shi duhen ne Vlore qe punet e rivdekjes se Edveroviçit te dalin cullak, si vet shefi nudist! Iku per lesh dhe Lungomuti i Edveroviç zhulsit me 10 minuta shi!

Noni07/01/2021 13:29

Te vjen keq per kete qytet Legjend , ne te cilin , para 108 vjetesh u ngrit flamuri kombetar shqiptar , ndersa sot e Ka mbuluar varferia , mjerimi dhe permbytja . Urojme qe me 25 prill , populli i Vlores , dhe gjithe shqiptaret ngado ku jane e ndodhen , te zgjohen nga gjumi i mashtrimit dhe shtypjes qe ju Kane injektuar banda e Ramvicave kriminele dhe ta shporrin keta hajduta te paskrupullt .

Shto koment

Denonco