Akuzat për trafik fëmijësh/ Sistemi TIMS tregon sa herë udhëtoi jashtë vendit me motrat Metani, vrasësi i tyre

Akuzat për trafik fëmijësh/ Sistemi TIMS tregon sa herë udhëtoi jashtë vendit me motrat Metani, vrasësi i tyre

10:53, 07/01/2021
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së motrave Metani në zonën e Astirit në Tiranë, rezulton të ketë shumë lëvizje jashtë vendit përgjatë viteve të fundit.

Burime bëjnë me dije për Fax Neës se Ademi, sipas sistemit TIMS në 12 vitet e ka dalë jashtë vendit më shumë se 30 herë. Sipas TIMS-it, 59-vjeçari nga viti 2008 ka qenë në Greqi plot 18 herë. Gjatë kësaj periudhe ai ka udhëruar 3 herë në Maqedoninë e Veriut, dhe 9 herë të tjera drejt Italisë.

Udhëtimi i fundit i tij jashtë vendit ka qenë në Greqi, janarin e vitit 2020, ku qëndroi 1 javë. Referuar TIMS-it, në shumicën e udhëtimeve autori i vrasjes së dyfishtë ka qenë i shoqëruar nga motrat Metani. Familjarët e 2 motrave të vrara akuzojnë Ademin për trafik fëmijësh, që sipas tyre bëhej në shtetin grek, e më konkretisht në zonën e Selanikut.

Ndërkohë që për këtë rast prokuria ka regjistruar edhe procedim penal, si dhe kanë nisur hetimet. Përparim Ademi vrau motrat Zhaneta Metani e Kristina Bardhi mëngjesin e 31 dhjetorit, në banesën e viktimave, pas një konflikti që ka pasur me to.

Ademi kishte lidhje me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco