VIDEO/ Lumi Ishëm del nga shtrati, dhjetra shtëpi në Murqinë nën pushtimin e ujit

VIDEO/ Lumi Ishëm del nga shtrati, dhjetra shtëpi në Murqinë nën pushtimin e ujit

10:53, 07/01/2021
A+ Aa A-

Si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit, niveli i ujit në lumin Ishëm ka arritur pikën maksimale dhe në disa zona ka dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetra hektar me toka bujqësore në zonën e Dervenit, Murqinës dhe Ishmit, që janë pjesë e Njësisë Administrative Bubq, Bashkia Krujë.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve, për të bërë të mundur evakuimin e tyre, por edhe të kafshëve blektoriale

Në Murqinë situata duket me serioz,e ku disa banesa janë rrethuar nga lumi, duke rrezikuar shtëpitë por edhe jetën e banorëve pasi ndërhyrja është e vështirë nga terreni.

Lumi Ishëm formohet nga bashkimi i lumenjve Zeza dhe Gjole, lumenj që prurjet në sezone të tilla me reshje janë të konsiderueshme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar reshje të dendura ditët në vijim ku ka dhënë edhe alarmin e përmbytjeve në disa zona kryesisht në jug dhe qendër të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco