Covid-19/ Rastet e reja në Berat, të prekur në disa institucione

Covid-19/ Rastet e reja në Berat, të prekur në disa institucione

09:43, 07/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen rastet e reja me COVID-19 në Berat përgjatë dy ditëve të fundit. Burime bëjnë me dije për ABC se kanë rezultuar pozitivë 45 persona të cilët janë punonjës policisë, punonjës të administratës së bashkisë si dhe mësues.

Konkretisht janë tre punonjës të Bashkisë së Beratit të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Raste të reja janë konstatuar edhe në drejtorinë vendore të Policisë Berat ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjës i administratës pranë këtij institucioni.

Pozitivë kanë rezultuar edhe disa mësues në shkollat 9-vjeçare të Beratit ndonëse këto institucione janë të mbyllura. Mes rasteve të reja me COVID-19 ka dhe një numër të lartë pensionistësh, 20 në total.

Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me Covid-19 të pensionistëve dhe personave që nuk janë të punësuar janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco