Ekzekutimi i dy motrave/ Vëllai: Përparim Ademi mori motrën e vogël për ta ekzekutuar në Dajt

Ekzekutimi i dy motrave/ Vëllai: Përparim Ademi mori motrën e vogël për ta ekzekutuar në Dajt

17:50, 06/01/2021
A+ Aa A-

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave, Zhaneta dhe Kristina që u vranë nga Përparim Ademi pak orë para natës së ndërrimit të viteve ka treguar për gazetarin e “ABC”-së Aldo Kozarja detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën dhe jo vetëm.

“Ai e mori vesh se ato po flisnin me mua dhe i vrau. Mori motrën e vogël përpara, me mendimin që do të vinte motra e madhe, do ta marrë në telefon, që t’i vriste të dy, në Krrabë, nuk e di ku i ka çuar” tha ai.

Ka tentuar më parë ti vrasë? “Tani, mendimi im. Motrat më thanë mos i trego asnjërit se ne do të ndahemi  nga ai person, nuk do të kemi më lidhje. Ai mori motrën e vogël e çoi në Malin e Dajtit, nuk e vriste dot atë, pasi ishte tjetra gjallë, dhe kishte dëshmitarë.

I la, e mashtruan motrat, i mori e shoqja në telefon, të lutem, të lutem…I mashtruan, të nesërmen i vrau të dyja në shtëpi, që të mos ketë gojë njëra, të jenë të dyja të zhdukura” tha ai.

Ai ka një thirrje edhe për shtetin, pasi shprehet se ndihet i kërcënuar, duke kërkuar mbrojtje. “Unë dua mbrojtje, motrën time dhe çunin e vogël, se ata janë vetëm aty” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco