Trafiku i fëmijëve/ Policia merr në  pyetje motrën e Zhanetës dhe Kristinës

Trafiku i fëmijëve/ Policia merr në pyetje motrën e Zhanetës dhe Kristinës

15:10, 06/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka marrë në pyetje motrën e dy viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi që u vranë nga Përparim Ademi. Në pyetje është marrë po ashtu edhe djali i Zhaneta Metanit. Ata janë pyetur lidhur me akuzat e bëra publike se autori i vrasjes Përparim Ademi u ka trafikuar fëmijët motrave.

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të prokurorisë. Ata qëndruan për gati tre orë në Drejtorinë e Policisë.

Burime nga policia pohuan për abcneës se Adriana, motra e dy viktimave, u qëndron edhe një herë deklarimeve të bëra publike se autori Përparim Ademi ka detyruar dy motrat e saj, Zhanetën dhe Kristinën, të lindnin dhe të shisnin fëmijë.

Fillimisht, sipas deklarimeve të saj kjo ka ndodhur kur dy vajzat jetonin në Greqi. Sipas burimeve bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur mes viteve ’90 dhe ’97. Ato janë mbajtur në një hotel po në Selanik, ku dyshoheshin se shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas Adrianës, historinë e dy motrave, ajo ka pohuar se e ka marrë vesh pak vite më parë.

Ndërkohë, djali i mitur i Zhanetës është pyetur në polici edhe një herë në lidhje për dinamikën e ngjarjes, ku ka dhënë detaje konkrete mbi ekzekutimin e të ëmës dhe tezes së tij. Në lidhje me kërcënimet që pretendohen se i janë bërë djalit të Përparim Ademit, Adriana ka pohuar se nuk ka dijeni se familjarët e saj kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas saj janë të paktën 10 fëmijë të trafikuar. Sipas familjarëve të viktimës, dyshohet se Përparim Ademi ka pasur dijeni se Zhaneta dhe Kristina u kanë treguar familjarëve episodet e kryera në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco