Përfundon hetimin për vrasjen e Klodian Rashës, polici nën akuzë për vrasje me dashje

Përfundon hetimin për vrasjen e Klodian Rashës, polici nën akuzë për vrasje me dashje

14:09, 06/01/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet hetimore për vrasjen e Klodian Rashës dhe pritet të dorëzojë dosjen në Gjykatë.

Prokuroria do ti komunikojë akuzën zyrtare Nevaldo Hajdarajt. Ndërkohë burimet thanë se dosja ndaj Hajdarajt do ti dërgohet Gjykatës me akuzën e "Vrasjes me dashje".

Burime i thanë Syri Televizion se çështja e armës së zjarrit, të gjetur në një lagje pranë, do ndahet dhe vazhdohet një hetim tjetër.

Ndërkohë grupi hetimor vendosi të mos e dërgojë armën e zjarrit në Gjermani për ekspertim dhe verifikimet do vazhdojnë në një procedim tjetër pa emër.

Më herët burime nga grupi hetimor i thanë Syri Televizion se arma e zjarrit nuk i ishte atribuuar asnjëherë gjatë hetimeve 25-vjeçarit, pavarësisht njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës ditën e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco