Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dëshmia e motrës së tretë: Zhaneta futi të dashurin e ri në shtëpi,  u konfliktua fizikisht me Kristinën...

Dëshmia e motrës së tretë: Zhaneta futi të dashurin e ri në shtëpi, u konfliktua fizikisht me Kristinën...

12:55, 06/01/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit, të cilat u ekzekutuan nga Përparim Ademi.

Motra e viktimave tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se sherri mes tyre ndodhi pasi Zhaneta kishte krijuar një lidhje të re.

Po ashtu ajo tha se ato ishin zënë për këtë fakt, pasi dhe djali që Zhaneta kishte me Përparimin, i kishte treguar babait ngjarjen.

“Ato pretendojnë se motrat kanë punuar për këtë shtëpi. Nuk e di se çfarë kërkojnë të pretendojnë. Kam qenë vetë prezentë kur Kristo që punonte me të atin në këtë shtëpi. Përparimi kontribuonte për djalin që kishte me Zhanetën. Përparimi erdhi dhe lyente shtëpinë. Motrat kanë pasur dhe një sherr me njëra-tjetrën, pasi Zhaneta ishte lidhur me një person, që futi edhe në shtëpi. Historinë ia tregoi Përparimit i biri. Ai i tha se mami kishte futur dikë në shtëpi dhe aty nisi sherri. Sherri ndodhi pak ditë para ngjarjes.”, -tha e motra, Anxhela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco