EMRI/ Në kërkim për prostitucion dhe dhunë s*ksuale, arrestohet 55-vjeçari i rrezikshëm në Kavajë

EMRI/ Në kërkim për prostitucion dhe dhunë s*ksuale, arrestohet 55-vjeçari i rrezikshëm në Kavajë

12:23, 06/01/2021
A+ Aa A-

Xheladin Deda, 55 vjeç është vënë në prangat e Policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë s*ksuale”. Deda është vënë në pranga nga Policia e Kavajës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe árrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj bùrg për veprat penale “Shfrytëzim pròstitucioni” dhe “Dhùnë s*ksuale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco