Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U arrestua sot në Fier, ish agjenti i antidrogës pjesë e trafikut të drogës me avion

U arrestua sot në Fier, ish agjenti i antidrogës pjesë e trafikut të drogës me avion

11:10, 06/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e Marenglen Ymeraj, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është dënuar nga Gjykata me 9 vite e 4 muaj burg për trafik droge.

Por në njoftim “harrohet” që të theksohet se Ymeraj, një ish-agjent i antidrogës, është dënuar nga Gjykata si pjesë e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, me avion dhe ngjarja konkrete për të cilën ai akuzohet është rrëzimi i avionit të pilotit italian, Giorgio Riformato 6 vite më parë në plazhin e  Divjakës.

Italiani me porosi të grupit shqiptar do të merrte një sasi prej disa kuintalësh drogë në Divjakë, por gjatë uljes avioni u rrëzua dhe ngeci në rërë.

Sipas një njoftimi të prokurorisë në atë kohë, në datën 10.05.2014, mbi bazën e ngjarjes së ndodhur në plazhin e Divjakës ku u gjet një avion i vogël me regjistrim “I-GRMP, tip “Piper” dhe në pjesën e pyllit përballë vendit ku e gjet avioni u sekuestruan 94 kg lëndë narkotike e në vijim sasia prej 211.8 kg në automjetin tip ‘Mitsubishi’ të drejtuar prej Sajmir Bajramit, u regjistrua procedimi penal në ngarkim të shtetasve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami.

Por në vijim të hetimeve u identifikuan dhe bashkëpunëtorë të tjerë të pandehurve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami. Për këtë arsye në datën 20.05.2014, në regjistrin e njoftimit të veprave penale u regjistruan emrat e shtetasve Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili, të dyshuar për veprën penale. Në datën 23.05.2014 është regjistruar edhe emri i personit të arrestuar ditën e sotme, Marenglen Ymeraj, ish-punonjës policie, baxhanaku i Sajmir Bajramit, i cili kishte organizuar trafikun e lëndës narkotike.

I dënuar me 15 vite burg për trafik droge me avion, italiani Giorgio Riformato u ekstradua në fillim të muajit qershor në vitin 2017 në Itali ku edhe po vuan dënimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco