VIDEO - Emri/ Identifikohet viktima në Fier, punonte roje, po kthehej në shtëpi...

VIDEO - Emri/ Identifikohet viktima në Fier, punonte roje, po kthehej në shtëpi...

10:35, 06/01/2021
A+ Aa A-

U gjet i vdekur në anë të rrugës megjesin e sotëm. Eshtë identifikuar viktima dhe policia ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.

I aksidentuari Gëzim Gjyrdyku është babai i tre femijeve. Punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal.

Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur. Policia është vënë në kërkim të autorit te aksidentit duke marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve qe ndodhen përgjatë autostradës. Ndërkohe banorë të zonës thonë për Syri.net se ky segment rrugor është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur "Vajkan", në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco