Sherri në Dhjetor në Fushë Krujë, ndalohet 43-vjeçari! Policia në kërkim të të vëllait

Sherri në Dhjetor në Fushë Krujë, ndalohet 43-vjeçari! Policia në kërkim të të vëllait

10:20, 06/01/2021
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar është ndaluar nga policia ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Ata të dy akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta dy persona në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 26 Dhjetor të vitit të kaluar. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco