EMRI/ Plumba drejt makinës në Lezhë, ja kush ishte shenjestra, për çfarë dyshon policia

EMRI/ Plumba drejt makinës në Lezhë, ja kush ishte shenjestra, për çfarë dyshon policia

09:09, 06/01/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së martës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica,25 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se Pica 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco