Tentohet të vritet me armë zjarri një djalë në Lezhë, Policia nis kontrollet dhe 'krehjen' e zonës

Tentohet të vritet me armë zjarri një djalë në Lezhë, Policia nis kontrollet dhe 'krehjen' e zonës

07:20, 06/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Lezhës njoftoi se gjate mbremjes se djeshme ka pasur një tentativë për vrasjen e një të riu në lagjen Nënë Tereza të qytetit. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.

Sipas Policisë, "në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduard Pica, 25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco