VIDEO/ Akuzohet për masakrimin e prindërve të ish të dashurit, pamjet kur policia italiane arreston Elona Kaleshin

VIDEO/ Akuzohet për masakrimin e prindërve të ish të dashurit, pamjet kur policia italiane arreston Elona Kaleshin

17:56, 22/12/2020
A+ Aa A-

Media italiane ka bërë publike, pamjet kur karabinierët bëjnë arrestimin e Elona Kaleshit, 36 vjeçares e cila tashmë duhet të përballet me akuzat e rënda për vrasjen dhe masakrimin e prindërve të ish të dashurit të saj, Taulant Pasho, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor 2015.

Krimi u zbulua vetëm disa ditë më parë, kur 4 valixhe me trupat e masakruar të çiftit të bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjendën në një fushë pranë burgut të Sollicilianos në Firenze. Elona Kaleshi u mor sërish në pyetje ditën e sotme nga karabinierët dhe siç shikohet edhe nga pamjet filmike ajo është prangosur gjatë hetuesisë. Kaleshi dallohet në pjesën e pasme të makinës së karabinierëve ku mban edhe një maskë në fytyrë. Vajzat e çiftit Pasho thonë se ajo ishte personi I fundit që I takoi prindërit e tyre, ditën që Taulant Pasho do dilte nga burgu.

Por Elona Pasho ka mohuar një gjë të tillë.

Dyshimet e policisë ngushtuan edhe më shumë rrethin edhe për shkak të zhdukjes së 40 mijë eurove që çifti I bashkëshortëve kishte përfituar si pasojë e një aksidenti të rëndë që kishte pësuar Shpëtim Pasho në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco