Situata e rëndë/ 13 vdekje në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja janë

Situata e rëndë/ 13 vdekje në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja janë

16:45, 22/12/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në vendin tonë vazhdon të jetë e rëndë.     

Sipas raportimeve zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, sot janë shënuar 13 viktima nga Covid 19.

Një vajzë e re nga Kukësi, vetëm 33 vjeçe ka humbur jetën nga koronavirusi. Ministria thotë se ajo kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkaq janë evidentuar 389 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2420 testime, 497 të shëruar, 389 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         389

Të shëruar në 24 orë      497

Të shtruar në spitale      344

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore              2420

Testime totale            243,043

Raste pozitive            53,814

Raste të shëruara       29,249

Raste Aktive              23,454

Humbje jete               1111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12937

Fier                  1676

Durrës             1285

Shkodër           1299

Vlorë               1062

Korçë               1025

Elbasan             920

Berat   901

Lezhë   884

Gjirokastër  554

Kukës  485

Dibër  426

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco