FOTO/ Kush është Elona, vajza që akuzohet se masakroi çiftin Pasho

FOTO/ Kush është Elona, vajza që akuzohet se masakroi çiftin Pasho

16:25, 22/12/2020
A+ Aa A-

Kërkohej prej ditësh dhe sot është arrestuar.

Bëhet fjalë për Elona Kaleshin, shqiptaren që deri më tani është e dyshuara e vetme per vrasjen dhe masakrimin e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Sipas mediave italiane Elona Kaleshi me origjinë nga Durrësi ka precedentë penal me drejtësinë italiane për vjedhje e mashtrim.

Image

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër e ku kanë përfunduar shuma e madhe e parave që çifti Pasho kishte marrë me vete në Itali para se të zhdukej.

Sipas rrëfimit të vajzës së tyre Viktoria Pasho, babai Shpëtim Pasho për shkak të një aksidenti kishte marrë një rimbursim prej 85 mijë euro nga kompania e sigurimeve.

Rreth 45 mijë euro çifti Pasho i kishte marrë me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali, 5 mijë euro ia kishin dhuruar Viktorias për blerjen e një automjeti. Që nga zhdukja e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar 40 mijë eurot e tjera.

Sipas gazetës italiane La Nazione, karabinierët janë të bindur se Elona nuk ka vepruar e vetme. Një krim i tillë kërkon edhe ndihmë.

Mendohet se Elona i ka ftuar qëllimisht prindërit e Taulantit në apartament, aty ku ka ndodhur edhe krimi makabër.

Image

Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi.

Gruaja akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015 kur shkuan në Firence për të pritur që një nga tre fëmijët e tyre, Taulanti, të dilte nga burgu Soliçiano ku ai po vuante dënimin për tregti droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco