I gjenden armë dhe municon, arrestohet 47 vjeçari në Mat

I gjenden armë dhe municon, arrestohet 47 vjeçari në Mat

14:46, 22/12/2020
A+ Aa A-

Janë sekuestruar në Mat, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Policia bën të ditur se është arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Ja njoftimi i plotë:

Mat

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i gjuetisë së paligjshme. 

Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Ndëshkohen me masë administrative 80.000 secili, për gjueti të paligjshme, 2 shtetas, si dhe me masë 10.000 lekë secili, për mosrespektim të orarit të ndalimit të lëvizjes pas orës 22:00 në kuadër të masave anticovid, 5 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të planit të masave dhe forcimit të kontrolleve në zbatim të moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle të befasishme në orare të vona. Si rezultat, në vendin e quajtur “Fusha e Lajthit’, Balgjaj, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasit Sh. T. dhe F. P., të cilët posedonin dy armë gjahu çifte që i mbanin pa leje, me të cilat dyshohej se po kryenin gjueti të paligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga shtetasi Sh. T., në zonën e Balgjajt, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe 1 armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, 1 armë zjarri pushkë dhe 578 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. T., 47 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Mallunxë, Mat, të cilët janë ndëshkuar edhe me masën administrative 80.000 lekë secili, për shkelje të moratoriumit të gjuetisë së paligjshme në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, këta shtetas dhe 3 shtetas të tjerë që u konstatuan të gjithë bashkë nga Policia, janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili, për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit Sh. T., si dhe për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit F. P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco