Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Tjetër paralajmërim për ta hequr nga puna, Mjeku Allkja: Duan të më mbyllin gojën

Tjetër paralajmërim për ta hequr nga puna, Mjeku Allkja: Duan të më mbyllin gojën

14:01, 22/12/2020
A+ Aa A-

Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja, i cili që prej fillimit të pandemisë ka qenë kritik me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, ka marrë një kërcënim për largim nga puna. Në një shkresë që është bërë publike në media, Allkja është thërritur nga burimet njerëzore në QSUT për të rishikuar marrëdhënien e punës, ndërsa dokumenti mban firmën e titullarit Enkelejd Joti.

Vetë Allkja, i pyetur nga gazetarët,  siguroi nga ana e tij se, “nuk ka kryer asnjë shkelje, thyerje etike apo profesionale që mund t’i paraprinin një nisme të tillë administrative”. Po ashtu Allkja thotë se nuk ka ankesa nga pacientë apo familjarë për aktivitetin profesional, ndaj e cilëson këtë sulm të qëllimshëm ndaj tij, për t’i mbyllur gojën.

Mjeku prej fillimit të pandemisë është shprehur se Urgjenca Kombëtare ka marrë role që nuk i takojnë, dhe se shërbimi për pacientët në disa raste është dhënë me shumë kohë vonesë. E në një kohë kur në të gjitha shërbimet spitalore ka mungesë stafesh, është e tepërt që të paralajmërohen herë pas here mjekët me pushim nga puna.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco