Policit i vendosën pistoletën në kokë në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit socialist që u arrestua

Policit i vendosën pistoletën në kokë në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit socialist që u arrestua

16:28, 21/12/2020
A+ Aa A-

Ramazan dhe Fioralb Rraja, nipat e deputetit socialist, Rrahman Rraja, janë arrestuar ditët e fundit nga policia belge në kuadër të operacionit ‘Atos’ ku u sekuestruan 232 kg kokainë.

Por kush është Ramazan Rraja dhe pse emri i tij është lakuar disa herë në Shqipëri?

Dy vite më parë, më 26 shtator 2018, ish-oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, denoncoi se njerëz të lidhur me pushtetin e kishin kërcënuar duke i vendosur pistoletën në kokë me qëllim për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në azil, akuzoi vëllain e deputetit Rahma Rraja se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën, të cilët sipas tij ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ndërkohë që në denoncimin e tij efektivi Nuhu, përmendte edhe njëherë emrin e Redjan Rrajës, i cili sot ndodhet në qeli si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Episodi për të cilin denoncoi ish-oficeri Emiljano Nuhu bëhet fjalë më datën 30 korrik 2018, pak ditë pasi atij i kishte rënë në dorë denoncimi i Xhisiela Malokut.

Pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Biseda mes oficerit dhe Rrajës:

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?

Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?

Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?

Emiljano Nuhu: Po, unë isha.

Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?

Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Por Ramazan Rraja njihet po ashtu edhe si një njeri I dhunshëm.

Me 8 gusht 2019, Ramazan Rraja dhunoi barbarisht një grua pranë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë, dhunë e cila u dokumentua edhe me pamje filmike. Por mesa duket në të dy raste, nipi i deputetit socialist ia ka hedhur paq, për shkak edhe të lidhjeve të forta politike të xhaxhait.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/12/2020 18:09

Keni gabuar shtetin. Ky është shteti Shqiptar ku flitet shqip. Këtë artikull botoheni në USA, në Angli, në Australi, te SYRI i atyre vëndeve për emigrantët. Kini mirësinë ta botoni në shqip për ne injorantët shqiptarë.

cak21/12/2020 17:26

E pashë këtë lajm edhe tek Top Chanel ku përmendej fakti se i arrestuari për trafik kokaine, është nipi i deputetit socialist Rahja, por sepse nuk i kishtë shkuar ndërmen Topit që ta lidhë emrin e nipit të deputetit, edhe me denoncimin e policit Nuhu që ishte kërcënuar nga i ati i këtij trafikanti në prani të numurit dy të PS, Taulant Ballës. Është përfolur Taulanti edhe lidhur me ngjarjen "Toyota Yaris" . E ka pranuar Taulanti si Gjushi, që nuk ka ndonjë gjë të keqe të kesh miqësi edhe familjare me kapobanda të drogës si një farë "biznesmen"i Bega. Thua të jenë të rastësishme apo koinçidenca këto ?

Shto koment

Denonco