1 ton drogë/ Nipat e deputetit të PS arrestohen si koka e trafikut të kokainës në Gjermani

1 ton drogë/ Nipat e deputetit të PS arrestohen si koka e trafikut të kokainës në Gjermani

14:06, 21/12/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar ‘Atos’ ku janë arrestuar disa shqiptarë në Blegjikë.

Burime nga policia e shtetit kanë bërë të ditur se arrestimet janë bërë gjatë 5 ditëve të fundit.

Në pranga janë vënë nipat e Rrahman Rrajës, deputetit të PS-së në Fushë Krujë.

Të arrestuarit janë Ramazan Rraja, Fioralb Rraja.

Burime nga policia e Shtetit kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë:

Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar ‘ATOS’.

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane.

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar ‘Paraguaj’, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar ‘ATOS’, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë;

R. Rr., 27 vjeç

F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;

B. P., 29 vjeç, banues në Pukë

F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;

K. N. (shtetas lituanez)

S. C. (shtetas grek).

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit ‘ATOS’, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/12/2020 19:10

HAHAHAHAHAHAAAAAAAAA! CFARE GALLATE KA ME KETE POLICINE E SURRELIT!!!?? SEPSE KJO POLICIA E ARDIT JO VETEM QE NUK KA QENE DHE NUK ESHTE KURRE POLICIA E SHTETIT POR POLICIA E PUSHTET, POR PO TE ISHTE PER POLICINE E SURRELIT, AS QE DO TE PREKESHIN FARE ME DORE ATA TRAFIKANTE, DROGAXHINJ DHE KRIMINELE TE RILINDJES, SEPSE POLICIA KRIMINALE E SURRELIT DO T'I DEKONSPIRONTE DHE DO T'I NJOFTONTE KRIMINELET!!! NDODHI NJE HERE APO JO?? NGA KUPOLA E MAFIAS RILINDJA! SHSHSHSHSSHSHSTTT! SE ESHTE TURP!!! ATA I INVESTIGOI, I NDOQI DHE ARRESTOI VETEM POLICIA BELGE DHE GJERMANE. KETYRE PLEHRAVE KETU THJESHT SA IU DERGUAN EMRAT E TE ARRESTUARVE!!! DHE KETA HIQEN SIKUR ISHIN NE BASHKEPUNIM ME BELGET DHE GJERMANET PER FINALIZIMIN E OPERACIONIT PER ARRESTIMIN E RILINDASVE MU NE MES TE BRUKSELIT!!!!!???? PO TE ISHTE KJO E VERTETE, SATRAPI I SURRELIT DO T'JU KISHTE BERE COPASH, QE U ARRESTUAN "DJEMTE POBLEMATIK"!!!!

Shto koment

Denonco