Me rastin e Krishtlindjeve/ Trafikantët bëjnë ulje! Ja sa do pagujanë atë që ‘ëndërrojnë’ Britaninë

Me rastin e Krishtlindjeve/ Trafikantët bëjnë ulje! Ja sa do pagujanë atë që ‘ëndërrojnë’ Britaninë

11:29, 21/12/2020
A+ Aa A-

Bandat e kontrabandës së njerëzve nga Franca në Britani kanë bërë ulje çmimesh për Krishtlindje, për ata persona që duan të hyjnë në territorin britanik.

Mediat raportojnë se një person që kërkon të kalojë në Britaninë e Madhe mund të paguajë deri në 300 paund.

Ndërsa burimet e inteligjencës thanë se kostoja mesatare për udhëtim është midis 500 dhe 1000 paund.

Rënia e çmimeve vjen përpara sezonit të festave kur patrullat kufitare zakonisht zvogëlohen, pasi marrin pushimet.

Burime nga Home Office thanë se “këta kriminelë nuk do të ndalojnë përpara asgjëje për të dërguar në mënyrë të paligjshme njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u vënë dhe në rrezik jetën plot grave e fëmijëve përmes një kalimi vdekjeprurës si ky”.

“Shërbimet tona të sigurisë po bëjnë gjithçka që munden për të ndjekur kriminelët që qëndrojnë pas kësaj tregtie njerëzore,” pohoi burimi.

Deri më tani këtë vit janë regjistruar gati 9,000 migrantë të paligjshëm që kanë arritur në brigjet britanike vetëm me anije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco