Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Polici u vra për dritat e makinës/ 21-vjeçari: S'kam lidhje me ngjarjen

Polici u vra për dritat e makinës/ 21-vjeçari: S'kam lidhje me ngjarjen

10:03, 21/12/2020
A+ Aa A-

Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.

Burime bëjnë me dije për ABC se përpara uniformave blu, Sherrniku ka deklaruar se mëngjesin e 5 dhjetorit kur është vrarë efektivi i FNSH ka qenë në shtëpi.

Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Brilant Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve, sherri mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar, ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.

26-vjeçari Xhulio Prela po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni21/12/2020 11:26

Edhe ne vete fytyren e vrasesve kriminel pasqyrohet ligesia dhe krimi , ashtu si tek ky kriminel 21 vjecar , ashtu si edhe ne fytyren e shperfytyruar te kryekriminelit Edi Rama , i cili e ka shnderuar Shqiperin ne mafjen drogmene kriminale te te rinjve , te cilet rrembejne jetet e njerezve me keshtu duan ata , edhe per gjerat nga me apsurde . E llogarit me , se cfare ndodh ne boten e droges dhe parave , me kete mafie kriminale shqiptare me top kryekriminelet e Edi kapos se rilindjes .

Shto koment

Denonco