Emrat/ U arrestuan pas hetimeve nga SHÇBA, Gjykata lë në burg 5 policët e Maliqit

Emrat/ U arrestuan pas hetimeve nga SHÇBA, Gjykata lë në burg 5 policët e Maliqit

09:29, 21/12/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 5 efektivët e policisë të komisariatit të Maliqit, të akuzuar për veprën penale shpërdorim detyre pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Është vendosur arrest me burg për efektivët, Marius Kapllanaj, Fillion Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi. Për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është dhënë masa pezullim nga detyra pa afat.

Këta persona u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra, pas një hetimi të nisur nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e pòlicisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet pòlicore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco