Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ulen testimet për Covid, bien rastet e reja por jo fatalitetet

Ulen testimet për Covid, bien rastet e reja por jo fatalitetet

08:26, 21/12/2020
A+ Aa A-

Vështirë të thuash me saktësi se kur ishte hera e fundit që u shënuan më pak se 500 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

U bënë më shumë se 5 javë që shifrat e të infektuarve qëndrojnë në nivele 700-850 në harkun e 24 orëve. Por të dielën, testimet kanë nxjerrë në pah vetëm 461 qytetarë të prekur, ose rreth 24 për qind e të testuarve të cilët kanë rezultuar me koronavirus.

Edhe pse prej gati dy javësh janë bërë pjesë e gjurmimit epidemiologjik edhe testet e shpejta të antigjenit, shifrat e testimeve vijojnë të jenë të ulëta. Të dielën janë kryer më pak se 2 mijë teste.

“Janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnjë, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi të Madhe dhe Kavajë, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamzë, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau i Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por edhe pse numri i rasteve të reja ka pësuar rënie, s’mund të thuhet e njëjta gjë për fatalitetet. Të dielën janë raportuar 14 humbje jete si pasojë e COVID-19.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 14 qytetarë me SarsCov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç”. Lidhur me situatën në spital, është shtuar numri i pacientëve të shtruar, por situata sipas Ministrisë mbetet e qëndrueshme. “Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco