Dhunohet elektricisti në Vlorë, kapet babai në kërkim i biri

Dhunohet elektricisti në Vlorë, kapet babai në kërkim i biri

13:34, 20/12/2020
A+ Aa A-

Një 54-vjeçar me inicialet P. C., është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Xh. C., 19 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grusht punonjësit e OSHE-së.

‘Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco