Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

EMRI/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë

EMRI/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë

12:01, 20/12/2020
A+ Aa A-

Është nga Lushnja, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë mbrëmjen e së premtes në një atentat mafioz.

Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike.

Brandon Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar.

Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve dhe besohet se lidhet me një operacion policor të disa javëve më parë, ku janë sekuestruar vlera të konsiderueshme parash.

Personat të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte mbuluar fytyrën me një kapuç.

 Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t'iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk arriti t'i mbijetojë dot plagëve të marra.

Mediet spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco