VIDEO/ Vrau pronarin e stallës, Polovina pendohet në gjykatë: Nga gjaknxehtësia e qëllova

VIDEO/ Vrau pronarin e stallës, Polovina pendohet në gjykatë: Nga gjaknxehtësia e qëllova

10:54, 20/12/2020
A+ Aa A-

44-vjeçari Vangjel Polovina i cili vrau disa ditë më parë me kallashnikov 41-vjeçarin, Ajet Guneli, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Ka qenë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë ‘arrest në burg’ pa afat.

44-vjeçari Vangjes Polovina akuzohet për ‘vrasje me paramendim’.

Mëngjesin e të enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.

Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qira viktimës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco