Covid i merr jetën ish-ministres së Bujqësisë gjatë komunizmit

Covid i merr jetën ish-ministres së Bujqësisë gjatë komunizmit

20:21, 19/12/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19, ish ministrja e Bujqësisë në kohën e komunizmit, Themie Thomai.

Thomai ndërri jetën si pasojë e komplikacioneve që pati nga virusi.

Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1975 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e bujqësisë në Shqipëri.

Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare  e Komitetit Qendror të PPSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana19/12/2020 20:59

Ishte nje nga ministrat me te mire e me te zot te rregjimit komunist , e cila punoi e drejtoi bujqesine shqiptare ne kushtet e veshtira te bujqesise socialiste . Ngushellime familjes dhe gjithe te afermve e miqve te atyre qe e njohen dhe punuan me te .

Shto koment

Denonco